Dy të vrarë në një qendër votimi në Turqi
Prill 16, 2017 12:20 Europe/Tirane
Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një përleshje në një shkollë në krahinën juglinodre të Diabakir në Turqi, e cila po shërbente si qendër votimi për referendumin.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë e cila vjen në ditën kur populli turk po voton për referendumin i cili ka për qëllim të forcojë kompetencat e Presidentit Erdogan. Zona ku ndodhi ngjarja është dominuar nga qytetarë kurdë të cilët kanë paralajmëruar votën e tyre kundër në këtë referendum. Edhe përpara votimit situata nuk ka qenë e qetë teksa kundërshtarët e Erdoganit e kanë kundërshtuar nismën e tij për fuqizmin e kompetencave.
Tags