Greqia jep me koncesion 14 aeroporte për 1.4 miliardë euro
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49106-greqia_jep_me_koncesion_14_aeroporte_për_1.4_miliardë_euro
Në Greqi është finalizuar dhënia me koncesion e 14 aeroporteve lokale, një transaksion që ka sjellë në arkën e shtetit grek më shumë se 1.2 miliardë euro.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 16, 2017 20:17 Europe/Tirane
  • Greqia jep me koncesion 14 aeroporte për 1.4 miliardë euro

Në Greqi është finalizuar dhënia me koncesion e 14 aeroporteve lokale, një transaksion që ka sjellë në arkën e shtetit grek më shumë se 1.2 miliardë euro.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras është shprehur i sigurt se dhënia me koncesion e 14 aeroporteve lokale do të përmirësojë imazhin e tyre në kuadër të sezonit turstik. Tsipras e bëri këtë deklaratë të mërkurën në mesditë pas takimit me presidentin e konsurciumit gjerman Fraport, vetëm pak orë pasi ky i fundit kreu pagesën prej 1 miliard e 234 milionë euro për koncesionin që do të zgjasë 40 vjet. Tsipras, që ishte një kundërshtar i flaktë i koncensionimit të aeroporteve sa kohë ndodhej në opozitë, e ka quajtur si një moment tepër të rëndësishëm për Greqinë finalizimin e kësaj marrëveshjeje. Mediat pranë qeverisë vënë në dukje se ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Greqi.