Erdogan flet për një referendum mbi dënimin me vdekje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49132-erdogan_flet_për_një_referendum_mbi_dënimin_me_vdekje
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur pas fitores së shpallur në referendumin historik që mbajti vendi, duke ritheksuar se tashmë radhën e ka rivendosja e dënimit me vdekje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 17, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • Erdogan flet për një referendum mbi dënimin me vdekje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur pas fitores së shpallur në referendumin historik që mbajti vendi, duke ritheksuar se tashmë radhën e ka rivendosja e dënimit me vdekje.

Erdogan paralajmëroi se nëse dënimi me vdekje nuk do të vendosej pas votimit në parlament, Turqia do të mbante një tjetër referendum për këtë. “Kjo është një kërkesë që më vjen vazhdimisht nga populli në mitingje”, tha Erdogan duke shtuar se nëse më vjen nga parlamenti një vendim i tillë “unë e miratoj.” Erdogan tha se nëse kryetari i opozitës, Kemal Kilicaroglu do t‘a mbështesë vendimin për dënim me vdekje, atëherë ligji do të miratohej menjëherë, por “nëse nuk e mbështet, do të bëjmë edhe një referendum për këtë”. Rikthimi i dënimit me vdekje në Turqi, do të thoshte fund i negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian, i cili kategorikisht nuk i pranon shtetet që praktikojnë dënime të tilla.