Austria kërkon ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE
Kancelari i Austrisë të hënën në reagim ndaj rezultatit të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, ka theksuar nevojën e ndërprerjes së negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Christian Kern në faqen e tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar se rezultatin e referendumit të së dielës në Turqi, është varrosur perspektiva e anëtarësimit të Ankarasë në Bashkimin Evropian. Aleksander Van Derblen, presidenti i Austrisë, gjithashtu ditën e hënë ka theksuar se duke marrë parasysh rezultatin e referendumit të ditës së diele në Turqi, Ankaraja vazhdon të ecë në një rrugë më të largët nga vlerat demokratike dhe standardet e Evropës. Turqia kohëve të fundit ka hyrë në një konflikt politik me vendet evropiane, sidomos me Holandën dhe Gjermaninë në shenjë proteste ndaj organizimit të tubimeve elektorale të turqve në këto vende si dhe për shkak të moslejimit të ministrave turq që të marrin pjesë në këto mitingje. Disa funksionarë evropianë gjatë javëve të fundit e kanë quajtur Erdoganin "diktator". Në anën tjetër edhe Erdgoani për shkak të këtyre masave të vendeve evropiane, këto vende i ka krahasuar ato me "regjimin nazist dhe fashist". Vlen të theksohet se numërimi i votave të referendumit në Turqi ka përfunduar të dielën pasdite dhe sipas rezultateve jozyrtare, 51.3% e qytetarëve të Turqisë kanë votuar pro ndryshimit të Kushtetutës së këtij vendi.