Britania i bashkohet Amerikës në sulmin ajror në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49280-britania_i_bashkohet_amerikës_në_sulmin_ajror_në_siri
Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe deklaroi se Londra pa miratimin e Parlamentit të këtij vendi, do t'i bashkohet sulmeve ajrore të Amerikës kundër pozicioneve të qeverisë së Damaskut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • Britania i bashkohet Amerikës në sulmin ajror në Siri

Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe deklaroi se Londra pa miratimin e Parlamentit të këtij vendi, do t'i bashkohet sulmeve ajrore të Amerikës kundër pozicioneve të qeverisë së Damaskut.

Gazeta "Indipendent" në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Britanisë së Madhe pavarësisht mospëlqimit të Parlamentit të këtij vendi ndaj ndërhyrjes ushtarake në Siri, shoqëron Amerikën në sulmet ajrore kundër Sirisë. Boris Xhonson, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, në lidhje me këtë ka thënë se vendi i tij ishte i informuar për urdhrin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë.