Putin e uron Erdoganin për fitore në referendum
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49308-putin_e_uron_erdoganin_për_fitore_në_referendum
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitore në referendum, me të cilin do të zgjerohen kompetencat e tij, ka njoftuar Kremlini dhe kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore turke. Presidenca e Rusisë tha se Putin i ka telefonuar Erdoganit dhe e ka uruar për “udhëheqjen e suksesshme” të referendumit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2017 15:32 Europe/Tirane
  • Putin e uron Erdoganin për fitore në referendum

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitore në referendum, me të cilin do të zgjerohen kompetencat e tij, ka njoftuar Kremlini dhe kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore turke. Presidenca e Rusisë tha se Putin i ka telefonuar Erdoganit dhe e ka uruar për “udhëheqjen e suksesshme” të referendumit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu, e ka uruar Erdoganin për fitoren e tij në referendum, rezultati i të cilit është kundërshtuar nga opozita në Turqi dhe është pritur në mënyrë të ftohtë në Evropë. Mediat turke raportuan se Putin dhe Erdogan kanë theksuar rëndësinë e normalizimit të lidhjeve dhe mbajtjen e armëpushimit në Siri, që ishte ndërmjetësuar së bashku nga Ankaraja dhe Moska, në fillim të këtij viti. Të dy palët kanë bërë thirrje për hetime të pavarura lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri, më herët këtë muaj, nga i cili janë vrarë 89 vetë, ka njoftuar Kremlini.