Britania do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49310-britania_do_të_mbajë_zgjedhje_të_parakohshme_më_8_qershor
Ligjvënësit britanikë kanë miratuar planin e kryeministres, Theresa May, që zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të mbahen më 8 qershor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2017 15:33 Europe/Tirane
  • Britania do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor

Ligjvënësit britanikë kanë miratuar planin e kryeministres, Theresa May, që zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të mbahen më 8 qershor.

Parlamenti britanik sot ka votuar pro mocionit të May, për zgjedhje të parakohshme. Nga 650 ligjvënës, 522 kanë votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Para votimit, May u tha ligjvënësve se zgjedhjet e parakohshme do t’i japin Britanisë “siguri dhe stabilitet”, teksa Londra do të negociojë me Brukselin për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. “Besoj se në këtë moment me rëndësi të madhe kombëtare, duhet të ketë uniteti në Westminister dhe jo ndarje”, ka thënë May.