Kompanitë teknologjike amerikane kundërshtojnë dekretin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49328-kompanitë_teknologjike_amerikane_kundërshtojnë_dekretin_e_trump
Dhjetëra kompani amerikane aktive në fushën e teknologjisë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dekretit të presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të emigrantëve nga 6 vende myslimane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2017 02:29 Europe/Tirane
  • Kompanitë teknologjike amerikane kundërshtojnë dekretin e Trump

Dhjetëra kompani amerikane aktive në fushën e teknologjisë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dekretit të presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të emigrantëve nga 6 vende myslimane.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, kompani të tilla si Amazone, Facebook, Google dhe Microsoft së bashku me 160 kompani të tjera aktive në fushën e teknologjisë kanë dorëzuar një dokument në  gjykatën e apelit në Maryland ku shprehin kundërshtimin e tyre ndaj dekretit të Donald Trump kundër emigrantëve myslimanë. Këto kompani, kanë shprehur përkrahjen për vendimin e gjykatësve federalë për bllokimin e  zbatimit të dekretit presidencial të nënshkruar nga Trump më 16 Mars 2017. Ky dekret ndalon hyrjen e shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni në SHBA për një periudhë 90 ditore.