ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris/ identifikohen sulmuesit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49384-isis_merr_përgjegjësinë_për_sulmin_në_paris_identifikohen_sulmuesit
Grupi terrorist-takfirist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Paris, ku mbetën të vrarë dy policë dhe dy tjerë u plagosën rëndë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2017 21:25 Europe/Tirane
  • ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris/ identifikohen sulmuesit

Grupi terrorist-takfirist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Paris, ku mbetën të vrarë dy policë dhe dy tjerë u plagosën rëndë.

Dy persona të armatosur me kallashnikovë kishin shtënë në drejtim të veturës së policisë në Champs Elisee, ndërsa njëri nga sulmuesit në tentim për të ikur nga vendi i ngjarjes është vrarë nga policia franceze. “Sulmin në qendrën e Parisit e ka kryer Abu Yusuf al-Belzhiki, shtetas belg dhe luftëtar i ISIS-it”, thuhet në komunikatën e grupit terrorist ISIS të publikuar pak orë pas sulmit terrorist në Paris. Emri i tij është shfaqur në mediat franceze, dhe raportohet se i janë vënë pas policia dhe se ai është sulmuesi i dytë që është në arrati. Ndërkaq presidenti francez Francois Hollande, i cili u është drejtuar qytetarëve, ka deklaruar se është i bindur se sulmi ishte terrorist.