Rusi, “Dëshmitarët e Jehovait” shpallen grup ekstremist
Gjykata Supreme ruse vendosi se “Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë ekstremiste dhe të gjitha pronat e saj duhet t’ia dorëzojë shtetit.
Lajmi jepet nga mediet ruse, sipas të cilave, vendimi i gjykatës u konfirmua nga përfaqësues të kësaj feje në Rusi, të cilët thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Autoritetet ruse kanë vendosur disa nga materialet e publikuara të grupit në një listë literature ekstremiste të ndaluar dhe prokurorët në vend, prej kohësh e kanë cilësuar si një organizatë që shkatërron familjet, nxit urrejtje dhe kërcënon jetë.“Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë e krishterë që nuk pranon doktrinën tradicionale të trinisë dhe njihen për predikimin derë më derë, apo për kundërshtimin e shërbimit ushtarak dhe transfuzioneve të gjakut.