Parlamenti i Britanisë miraton zgjedhjet e parakohshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49464-parlamenti_i_britanisë_miraton_zgjedhjet_e_parakohshme
Në votimin e mbajtur në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, 13 deputetë votuan kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse 522 pro.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2017 05:31 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Britanisë miraton zgjedhjet e parakohshme

Në votimin e mbajtur në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, 13 deputetë votuan kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse 522 pro.

Parlamenti i Britanisë ka miratuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Në votimin e mbajtur në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, 13 deputetë votuan kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse 522 pro. Ndërkaq, Partia Nacionale Skoceze (SNP) paraprakisht kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në votim. Me miratimin nga Dhoma e Ulët, zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që në kushte normale parashiheshin të mbaheshin në vitin 2020, do të mbahen më 8 qershor të këtij viti. Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një deklarate të befasishme gjatë ditës së djeshme deklaroi se kanë marrë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nevojitej që në Dhomën e Ulët të merrej pëlqimi i dy të tretës së deputetëve, që gjithsej numërojnë 650.