Shërbimi agjenturor gjerman ka spiunuar Interpolin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49520-shërbimi_agjenturor_gjerman_ka_spiunuar_interpolin
Shërbimi agjenturor i Gjermanisë ka spiunuar Policinë Ndërkombëtare (Interpol).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2017 04:58 Europe/Tirane
  • Shërbimi agjenturor gjerman ka spiunuar Interpolin

Shërbimi agjenturor i Gjermanisë ka spiunuar Policinë Ndërkombëtare (Interpol).

Siç bën të ditur kanali televiziv Press TV, revista gjermane Spiegel ka raportuar se Shërbimi agjenturor gjerman BND prej vitesh ka spiunuar Interpol-in dhe zyrat e Interpol-it në dhjetëra vende si në Austri, Danimarkë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Greqi dhe në SHBA. Sipas këtij raporti, BND prej vitesh ka spiunuar institucionet e Policisë Europiane (Europol) me seli në Hagë. Ky raport publikohet në kohën kur pas programeve të spiunazhit të SHBA kundër Gjermanisë si përgjimi i telefonit celular të kancelares Angela Merkel, Bundestag-u gjerman e ka forcuar dukshëm mbikëqyrjen ndaj aktiviteteve të BND.