CNN: Qeveria e Amerikës drejt pushimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49540-cnn_qeveria_e_amerikës_drejt_pushimit
Kanali televiziv CNN raportoi se në rast se deri në mesnatë të ditës së premte më 28 prill, Kongresi i Amerikës nuk miraton projektbuxhetin për administratën qeveritare të këtij vendi, qeveria e Amerikës do të hyjë në gjendje gjysmë pushimi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 23, 2017 14:03 Europe/Tirane
  • CNN: Qeveria e Amerikës drejt pushimit

Kanali televiziv CNN raportoi se në rast se deri në mesnatë të ditës së premte më 28 prill, Kongresi i Amerikës nuk miraton projektbuxhetin për administratën qeveritare të këtij vendi, qeveria e Amerikës do të hyjë në gjendje gjysmë pushimi.

CNN të dielën në raport, ka thënë se demokratët kanë deklaruar se janë kundër ndarjes së buxhetit për ndërtimin e murit me Meksikën dhe nuk do ta votojnë projektligjin për këtë buxhet. Kanali televiziv CNN ka shtuar se republikanët kanë deklaruar se prioritet i tyre është miratimi i buxhetit për administratën qeveritare në mënyrë që qeveria të mundë të vazhdojë punën e saj. Chak Shumer, lideri i pakicës se demokratëve në Senatin e Amerikës, para kësaj ka kërcënuar se në rast se në projektin e ri të buxhetit do të përfshihet edhe buxheti për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, atëherë demokratët do ta pushojnë qeverinë e Amerikës. Me mosmiratimin e projektit të buxhetit të qeverisë federale në Kongresin e këtij vendi, institucionet qeveritare nuk do të kenë mundës të vazhdojnë funksionin e tyre dhe të ofrojnë shërbime dhe kjo gjendje quhet "Pushimi i Qeverisë Federale të Amerikës".