Turqia godet caqet e militantëve kurdë në Irak dhe Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49664-turqia_godet_caqet_e_militantëve_kurdë_në_irak_dhe_siri
Ushtria turke ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër militantëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), në afërsi të maleve Sinxhar në Irak, si dhe në verilindje të Sirisë, me qëllim që të ndalojë që grupi të dërgojë armë dhe eksplozivë për sulme brenda Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • Turqia godet caqet e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

Ushtria turke ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër militantëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), në afërsi të maleve Sinxhar në Irak, si dhe në verilindje të Sirisë, me qëllim që të ndalojë që grupi të dërgojë armë dhe eksplozivë për sulme brenda Turqisë.

PPK vazhdimisht ka përdorur këto dy rajone për të lëvizur militantët, armët, bombat dhe materiale të tjera, që i përdor për të kryer sulme ndaj ushtrisë turke. Sulmi i fundit i PPK-së u krye në qytetin Dijarbakir, ka thënë ushtria përmes një njoftimi për media. Ende nuk ka raportime për numrin e të vrarëve nga këto sulme ajrore. PPK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.