Franca në zgjedhjet përcaktuese
Franca aktualisht është në zgjedhje presidenciale përcaktuese për këtë vend. 11 kandidatët, 9 meshkuj dhe dy femra nga krahët politike të ndryshme të djathtës moderatore, të djathtës ekstreme, të majtës moderatore dhe të majtës radikale dhe të pavarur, zhvillojnë një konkurrencë të madhe për të marrë në dorë postin më të lartë ekzekutiv të Francës.
Duke marrë parasysh zhvillimin e debateve mes kandidatëve dhe gjithashtu me zhvillimin e sondazheve, 5 kandidatë të zgjedhjeve presidenciale të Francës janë dalluar më shumë se gjashtë kandidatët e tjerë. Emmanuel Macron, kandidati moderator dhe i pavarur i partisë "Në Lëvizje", Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë "Fronti Kombëtar i Francës", François Fillon, kandidati i partisë djathtiste moderatore "Partia Republikane", Zhan Luk Melanshun, kandidati i ekstremit të majtë lëvizja "Franca Nuk Dorëzohet" dhe Benoît Hamon, kandidati i partisë në pushtet "Partisë Socialiste", janë pesë personalitetet e njohura dhe më të dalluara të këtyre zgjedhjeve presidenciale të Francës.
Në bazë të sondazheve më të fundit, Macron dhe Le Pen secili me 23 %, prijnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës të cilat filluan më 23 prill dhe në bazë të Kushtetutës së këtij vendi, nëse asnjëri prej 11 kandidatëve nuk arrijnë të fitojnë shumicën e votave, këta dy kandidatë do të kenë më shumë shanse për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve që zhvillohet më 7 maj. Edhe pse disa sondazhe tregojnë se Macron ka 1% të votave më shumë se Le Pen ose në të kundërtën, mirëpo ky dallim i vogël përsëri nuk do të bëhet shkak që secili të largojë tjetrin nga skena konkurrencës në raundin e parë të zgjedhjeve. Në bazë të këtyre sondazheve, François Fillon, Melanshun dhe Hamon kanë një dallim të madh nga dy kandidatët e parë dhe sipas radhës me 19%, 17% dhe 9%, renditen në vendin e tretë, të katërt dhe të pestë që natyrisht nuk do të mund të vazhdojnë konkurrencën.
Nga ana tjetër, disa sondazhe tregojnë se në rast të kualifikimit të Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve, Macron me 62% të votave do ta mund Le Pen me 38% të votave. Natyrisht se nuk duhet harruar kjo çështje se edhe pse sondazhet konsiderojnë se Macron ka shumë me tepër shanse për të fituar se sa Le Pen, mirëpo nga 47 milionë francezë që plotësojnë kushtet për votim në këto zgjedhje presidenciale, rreth 40% e tyre nuk janë të sigurt akoma për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjen e kandidatit të tyre të preferuar dhe kjo çështje e bënë të paqartë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të Francës. Kjo është për arsye se mund të përsëritet një skenar i ngjashëm me atë çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016, në kohën kur sondazhet e para zgjedhjeve të gjitha tregonin fitoren e Hillary Clinton, në fund Donald Trump mori pushtetin. Një eksperiencë e tillë ka ndodhur edhe në lidhje me referendumin e Brexit në Britaninë e Madhe! Në realitet nuk është edhe shumë larg mendjes që të përsëritet edhe Në Francë befasia e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në vitin 2016 dhe ajo e referendumit të Brexit në Britaninë e Madhe, gjë që mund të krijojë ndryshime të mëdha pasi që Franca është një prej vendeve më të mëdha dhe me ndikim më të madh në Evropë.
Paparashikimi i rezultatit dhe jo stabiliteti i votave të kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale në një vend si Franca, është rezultat i ndarjeve etnike, politike, sociale dhe ekonomike. Në bazë të kësaj, konkurrenca e vështirë dhe e afërt e kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale të Francës që nga fillimi u bë befasuese për shkak të përhapjes së ikjes nga politikanët tradicionalë dhe për shkak të rënies së forcës partive "Socialiste" dhe "Djathtiste Moderatore", ndërkohë që për më shumë se 4 dekada pushteti në Pallatin Elize ka bredhur në duart e këtyre dy partive.
Në zgjedhjet presidenciale të Francës për herë të parë ekziston një mundësi shumë e fortë që Benoît Hamon, kandidati i partisë në pushtet "Socialiste" dhe François Fillon, rivali i tij nga partia së djathtës moderatore "Republikane" nuk kanë kurrfarë shansi për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve të 23 prillit, mirëpo skena e konkurrencës finale më 7 maj do të jetë në dispozicion të Marine Le Pen, kandidates së ekstremit të djathtë "Fronti Kombëtar" dhe Emmanuel Macron", kandidati i pavarur i këtyre zgjedhjeve. Në realitet, qytetarët e Francës në këto zgjedhje presidenciale të Francës kanë treguar më shumë interesim ndaj personaliteteve të cilët fal fenomeneve të tilla si kriza e emigracionit, sulmet terroriste, Brexit dhe dobësimi i Bashkimit Evropian dhe me anë të motove si zhdukje e gjendjes së papërshtatshme ekonomike, lufta kundër ekstremizmit dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe në fund fal mundësive të krijuara me zbulimin e skandaleve financiare të rivalëve, po presin që tu hapen atyre dyert e pallatit Elize.
Macron duke prezantuar vetën si një personalitet të pavarur, ka shtuar simpatizantët duke kritikuar politikat e partisë në pushtet, duke kritikuar korrupsionin e politikanëve majtistë dhe djathtistë, duke premtuar ndryshim në Francë dhe me anë të sloganeve kryesore për sigurimin e mirëqenies dhe stabilizimin e gjendjes së qytetarëve. Le Pen gjithashtu, pas krizës së emigracionit në Francë duke deklaruar qëndrimin e vet për largimin e emigrantëve në favor të qytetarëve francezë dhe me kundërshtimin në mënyrë të hapur ndaj integrimit evropian dhe globalizimit dhe duke theksuar më tepër në nacionalizëm, ka shtuar në masë të madhe numrin e simpatizantëve të vet.
Në procesin e fushatës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të Francës, shoqëria e këtij vendi është ndarë në dy pole, sepse fushata elektorale është zhvilluar më tepër mes moderatorëve të së djathtës, të së majtës dhe kandidatit të pavarur nga njëra anë dhe të ekstremistëve nga ana tjetër. Qëndrimet e kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale të Francës për tu përballur me krizën e emigracionit, për mënyrën e daljes nga gjendja e papërshtatshme ekonomike dhe mënyra e përballjes me kërcënimet në fushën e sigurisë dhe të terrorizmit, tregojnë më së miri këtë ndarje në dy pole.
Në realitet të dy kandidatët e parë të këtyre zgjedhjeve do të thotë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen përfaqësojnë udhëheqjen e lëvizjeve të dy poleve të kundërta dhe kandidatët e tjerë renditën nën këta të dy. Sipas parashikimeve, me shkuarjen e Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjidhjeve presidenciale të Francës, shumica e kandidatëve dhe përkrahësve të tyre do t'i japin votën Macronit moderator dhe të pavarur, ndërsa do të qëndrojnë përball Le Pen. Megjithëkëtë, eksperienca e Brexitit në Britaninë e Madhe dhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale të Amerikës ka treguar se në botën e politikës ekziston edhe një fenomen i ngjarjeve të paparashikuara!
Macron ishte njëri prej kandidatëve prijës në zgjedhjet presidenciale të Francës në sondazhe, ishte ish-ministër i ekonomisë në qeverinë e socialiste të Francua Hollande, i cili u largua nga socialistët dhe e prezantoi veten kandidat të pavarur. Aktualisht, shumë njerëz atë e shikojnë si simbol të ndryshimit në politikën e Francës. Premtimi i këtij kandidati moderator ishte bazuar në pjesëmarrjen e personaliteteve të pavarura që kanë dosje transparente financiare dhe politike në kabinetin e tij të mundshëm qeveritar. Kjo është në kohën kur korrupsioni financiar i disa rivalëve të tij që u zbulua kohë më parë, në realitet vetëm ka shtuar reputacionin e Macron. Ai gjithashtu gëzon edhe përkrahjen e kapitalistëve dhe pronarëve të bankave të mëdha. Macron në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë, beson në vazhdimin e bashkëpunimit të Francës me Amerikën dhe NATO-n. Ai njëkohësisht me këtë beson se Parisi duhet të ruajë gjithashtu edhe bisedimet politike me Moskën. Mackron thekson në qëndrimin e Francës në Bashkimin e Evropian me qëllim të vazhdimit të zhvillimit ekonomik të këtij vendi, prandaj pro-integruesit në Francë dhe Evropë, sidomos Gjermania e mbështesin Macron.
Nga ana tjetër, Le Pen ishte kandidatja tjetër prijëse e zgjedhjeve presidenciale pas Macron, e cila për shkak të arsyeve të tilla si theksimi në nacionalizëm, dhe dhënia prioritet francezëve dhe politika anti-emigracion, ka mbledhur shumë përkrahës. Ajo gjithashtu në politikën e jashtme synon të ndjekë një politikë të afërt me Rusinë, por njëkohësisht me këtë, perspektiva e fitores së mundshme të kandidates së ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës e cila në mënyrë të hapur përkrahë daljen e Francës nga Bashkimi Evropian, kthimin e frangut francez, vendosja e masave të ashpra ndaj emigrantëve dhe kundërshton ashpër integrimin evropian dhe globalizimin, ka krijuar shqetësime të mëdha tek pro-integruesit në vendin e saj dhe në Evropë. Në bazë të kësaj, pas akuzave të ngritura kundër Le Pen në lidhje me korrupsionin financiar, përkrahësit e saj besojnë se paraqitja e kësaj çështje është bërë nga ata të cilët bëjnë përpjekje që ta largojnë këtë kandidate nga fitorja e mundshme në zgjedhjet presidenciale. Ekzistojnë edhe disa mendime sipas të cilave Donald Trump do ta mbështesë fitoren e kandidates së ekstremit të djathtë e cila ka paraqitur planin Frexit për arsye se presidenti amerikan mbështet gjithashtu dobësimin dhe shpërbërjen e Bashkimit Evropian.
Mirëpo përveç shpjegimit të qëndrime të dy kandidatëve që prijnë në zgjedhjet presidenciale të Francës, edhe shpjegimi i programeve të kandidatëve të tjerë të njohur, do të ndihmojë për ta njohur më mirë perspektivën politike të Francës.
Në mesin e kandidatëve të njohur të zgjedhjeve që nuk i prijnë zgjedhjeve presidenciale të Francës, është edhe Francua Fillon, kandidati i së djathtës moderatore i cili në qeverinë e Niklolla Sarkozit ishte kryeministër. Fillon duke paralajmëruar në lidhje me gjendjen jo të mirë ekonomike të Francës, synon të prezantojë vetën si shpëtimtar i ekonomisë së Francës. Ai duke deklaruar programin për politikën e kursimit ekonomike si reduktimin me 100 miliardë dollarë të buxhetit të Francës dhe me shkurtimin e 500 mijë vendeve të punës të sektorit publik, ka humbur përkrahjen e një numri të madh të qytetarëve të Francës. Si pasojë e këtij programi, disa sondazhe, e kanë paraqitur pozitën e Melanshun më të lartë se sa atë të Fillon. Gjithashtu zbulimi i korrupsionit financiar të Fillon dhe familjes së tij, si dhe mbrojtja e dobët e tij përball këtyre akuzave, është bërë shkak që edhe François Hollande, presidenti i Francës, të deklarojë se Fillon nuk posedon meritat për të qenë kandidatë në zgjedhjet presidenciale të Francës.
Zhan Luk Melanshun, i ekstremit të majtë, është një tjetër kandidat i njohur, por nuk i prijnë zgjedhjeve presidenciale të Francës, megjithatë ai ka treguar një paraqitje të mirë në debate elektorale. Ai agresionin ushtarak të Amerikës në Siri e quajti një veprim të papërgjegjshëm dhe kriminal, si dhe ka premtuar daljen e Francës nga organizata e NATO-s. Mirëpo aty ku Melanshun mbron laicizmin, ai afrohet me qëndrimet e Le Pen sa i përket çështjes së emigrantëve dhe myslimanëve. Në këtë mënyrë edhe progresi i vogël i tij në sondazhe, ka krijuar shqetësime tek investitorët, për arsye se nga pikëpamja e investitorëve, Melanshun është armik i Bashkimit Evropian dhe synon të anulojë zbatimin e reformave të tregut të punës në Francë.
Benoît Hamon është kandidati i Partisë Socialiste në pushtet dhe konsiderohet një tjetër kandidatë i njohur, por që nuk i prijnë zgjedhjeve presidenciale të Francës. Ai më parë ka qenë ministër i arsimit. Benoît Hamon ka bërë premtime të tilla si dhënien e rrogës mujore për të gjithë qytetarët e Francës dhe krijimin e një milionë vendeve të punës, ndërsa gjatë debateve ka akuzuar Fillon dhe Le Pen për korrupsion. Megjithëkëtë Benoît Hamon në sondazhe ka marrë numër të vogël të votave dhe kjo çështje tregon pakënaqësinë e madhe të qytetarëve francezë nga socialistët pas pesë vjet qeverisje në Francë.