Trump: Konflikti madhor me Korenë e Veriut, i mundshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49846-trump_konflikti_madhor_me_korenë_e_veriut_i_mundshëm
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të donte ta zgjidhte krizën me Korenë e Veriut në mënyrë diplomatike, por druhet se edhe një “konflikt madhor” është i mundshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2017 14:49 Europe/Tirane
  • Trump: Konflikti madhor me Korenë e Veriut, i mundshëm

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të donte ta zgjidhte krizën me Korenë e Veriut në mënyrë diplomatike, por druhet se edhe një “konflikt madhor” është i mundshëm.

Përballë këtij paralajmërimi, ministri i Jashtëm kinez ka bërë për të disatën herë thirrje për negociata dhe dialog.Këshilli i Sigurimit në OKB është duke diskutuar mbi Korenë e Veriut dhe pritet të marrë në konsideratë masat e mëtejshme për të kundërshtuar programet bërthamore dhe raketore të vendit të izoluar komunist.Koreja e Veriut ka zhvilluar disa stërvitje ushtarake si për të treguar forcën gjatë javëve të fundit, por testimi i fundit raketor i saj dështoi.Amerika, nga ana e saj, ka dërguar në rajon luftanije dhe nëndetëse, ndërkohë që ka nisur të instalojë edhe një sistem të shumëdiskutueshëm të mbrojtjes antiraketore në Korenë e Jugut, në fillim të kësaj jave.Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Uashingtoni do të negociojë me Korenë e Veriut, duke marrë në konsideratë heqjen dorë nga armët bërthamore, apo denuklearizimin e vendit komunist, pa përfshirë këtu ndryshimin e regjimit.