Koreja e Veriut: Nuk do të kemi mëshirë ndaj Izraelit!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49956-koreja_e_veriut_nuk_do_të_kemi_mëshirë_ndaj_izraelit!
Koreja e Veriut përmes një deklarate e ka paralajmëruar ashpër Izraelin. Ky kërcënim i Koresë së Veriut vjen pas deklaratave të Avigdor Liberman,i cili ka kritikuar ashpër Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2017 04:38 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut: Nuk do të kemi mëshirë ndaj Izraelit!

Koreja e Veriut përmes një deklarate e ka paralajmëruar ashpër Izraelin. Ky kërcënim i Koresë së Veriut vjen pas deklaratave të Avigdor Liberman,i cili ka kritikuar ashpër Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar të përditshmen Al Rai, AvigdorLiberman, ministri izraelit i mbrojtjes, ka thënë se Koreja e Veriut synon të godasë sigurinë e të gjithë rajonit dhe stabilitetin global dhe ka shtuar se Kim Jon Un është udhëheqës i vijës së ashpër të një shoqërie fundamentaliste. Ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të donte ta zgjidhte krizën me Korenë e Veriut në mënyrë diplomatike, por druhet se edhe një “konflikt madhor” është i mundshëm. Përballë këtij paralajmërimi, ministri i Jashtëm kinez ka bërë për të disatën herë thirrje për negociata dhe dialog.Këshilli i Sigurimit në OKB është duke diskutuar mbi Korenë e Veriut dhe pritet të marrë në konsideratë masat e mëtejshme për të kundërshtuar programet bërthamore dhe raketore të vendit të izoluar komunist.