Agjentja e FBI-së martohet me një pjesëtar të ISIS-it
May 02, 2017 08:16 Europe/Tirane
Daniela Grin, punonjëse në FBI me kompetenca të larta të sigurisë, ka gënjyer FBI-në dhe është martuar me operuesin e rëndësishëm të grupit terrorist ISIS, shkruan CNN.
Siç shkruan televizioni amerikan, agjentja e FBI-së është dërguar në Siri në vitin 2014 me detyrë që të hetojë një operues të organizatës terroriste, por ajo ka ndryshuar anë, pasi u martua me të dhe më pas e paralajmëroi se ndodhet nën hetime.
Tags