SHBA pozicionon aeroplanë për monitorimin e Japonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50128-shba_pozicionon_aeroplanë_për_monitorimin_e_japonisë
Departamenti amerikan i mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar për vendosjen e avionëve të këtij vendi për të kryer fluturime monitoruese mbi hapësirën ajrore të Japonisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2017 03:47 Europe/Tirane
  • SHBA pozicionon aeroplanë për monitorimin e Japonisë

Departamenti amerikan i mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar për vendosjen e avionëve të këtij vendi për të kryer fluturime monitoruese mbi hapësirën ajrore të Japonisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Russia Today, DAM përmes një deklarate ka njoftuar se avionët pa pilotë të tipit RQ-4 Global Hawk, janë vendosur me qëllim montimin e lëvizjeve të Koresë së Veriut në Japoni dhe këto avionë janë vendosur në bazën ajrore Jokota në Tokio dhe do të qëndrojnë për pesë muaj në këtë vend. Këto avionë pa pilotë kanë aftësinë e perceptimit të fluturimeve ajrore në mënyrë elektronike në hapësirë prej 15 mijë e 240 metra.