Shtohen masat e sigurisë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50178-shtohen_masat_e_sigurisë_në_prag_të_zgjedhjeve_presidenciale_në_francë
Policia franceze ka marrë masa sigurisë shtesë për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve presidenciale si dhe për të evituar çdo sulm terrorist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 03, 2017 20:42 Europe/Tirane
  • Shtohen masat e sigurisë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Policia franceze ka marrë masa sigurisë shtesë për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve presidenciale si dhe për të evituar çdo sulm terrorist.

Në këtë kuadër, pesë persona, mes tyre edhe një femër janë arrestuar nga policia franceze gjatë një operacioni antiterrorizëm. Zyra e prokurorit të në Paris tha gjithashtu se janë sekuestruar edhe një sasi armësh. Ky operacion vjen vetëm 5 ditë përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.Të dyshuarit janë të gjithë të rinj të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç. Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d’Ascq afër Lille në Francën Verirore dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP. Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale.