“Brexit”, Britania: Nuk paguajmë asnjë cent për BE-në
Britania e Madhe nuk do të paguajë një faturë divorci prej 100 miliardë eurosh, për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian.Sekretari për çështjen “Brexit”, David Davis tha në një intervistë se, Britania do të paguajë atë për të cilën është ligjërisht e detyruar, e jo atë që do BE-ja.Këto deklarata vijnë pasi “Financial Times” shkruante se, BE-ja ka rritur shifrën fillestare prej 60 miliardë eurosh që kërkonte nga Britania.
Davis tha se Britania e Madhe i ka trajtuar të drejtat dhe detyrimet në BE me seriozitet, por nuk ka parë asnjë shifër, ndërkohë që shtoi se BE-ja po luan ashpër.Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier pritet të publikojë programin e tij për bisedimet, ndërkohë që një burim nga BE-ja ka thënë për BBC-në se zyrtarët në Bruksel nuk do të hyjnë në një diskutim për shifrat.Diskutimet për të ashtuquajturën “faturë divorci” do të jenë padyshim një nga pikat më të vështira të procesit të “Brexit”. Davis thotë se negociatat nuk kanë filluar ende, por la të kuptohej se Britania e Madhe nuk do të lëshonte pè kur të vinte radha e diskutimit të marrëveshjes së divorcit.