Koreja Veriore i kërcënon ashpër Japoninë dhe SHBA-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50210-koreja_veriore_i_kërcënon_ashpër_japoninë_dhe_shba_në
Koreja Veriore është zotuar se do t’i shkatërrojë bazat ushtarake të SHBA-së në Japoni me sulme bërthamore nëse nis lufta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • Koreja Veriore i kërcënon ashpër Japoninë dhe SHBA-në

Koreja Veriore është zotuar se do t’i shkatërrojë bazat ushtarake të SHBA-së në Japoni me sulme bërthamore nëse nis lufta.

Regjimi i Kim Jong-un e ka paralajmëruar dhe ia ka rikujtuar Japonisë tmerrin e Hiroshimës dhe Nagasakit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky kërcënim vjen teksa Japonia po debaton ta ndryshojë apo jo kushtetutën e vet anti-luftë, derisa frika për një konflikt mes SHBA-së dhe Koresë Veriore sa shkon e rritet. Paralajmërimin për sulme bërthamore kundër bazave ushtarake amerikane në Japoni e ka dhënë gazeta shtetërore e Koresë Veriore, Rodong Sinmun. “Në rast të një luftë bërthamore në gadishull, Japonia – e cila strehon baza logjistike dhe për sulme të forcave amerikane – do të vihet nën re radioaktive para çfarëdo vendi tjetër,” ka shkruar kjo gazetë.