Britani, tërhiqet nga detyrat mbretërore Princi Philip
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50250-britani_tërhiqet_nga_detyrat_mbretërore_princi_philip
Duka i Edinburgut do të tërhiqet përfundimisht nga detyrat e tij mbretërore këtë pranverë. Kështu njoftuan nga “Buckingham Palace”, rezidenca e familjes mbretërore britanike, zëdhënës të së cilës thanë se Princi Philip e mori vet këtë vendim dhe Mbretëresha e mbështeti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2017 15:33 Europe/Tirane
  • Britani, tërhiqet nga detyrat mbretërore Princi Philip

Duka i Edinburgut do të tërhiqet përfundimisht nga detyrat e tij mbretërore këtë pranverë. Kështu njoftuan nga “Buckingham Palace”, rezidenca e familjes mbretërore britanike, zëdhënës të së cilës thanë se Princi Philip e mori vet këtë vendim dhe Mbretëresha e mbështeti.

“Tashmë nuk rri dot gjatë në këmbë”, deklaroi vet Princi Philip gjatë një dreke mbretërore të enjten, pasi u mor vesh dorëheqja e tij. Mësohet se Duka do të marrë pjesë në angazhimet e përcaktuara deri në gusht, por nuk do të pranojë ftesa të reja. Duka i Edinburgut, i cili mbush 96 vjeç në qershor, ka qenë partneri i Mbretëreshës prej 70 vitesh dhe në nëntor ata do të festojnë përvjetorin e martesës prej platini. Nuk është çudi që vet Mbreteresha Elizabeth II e cilësoi dikur si njeriun që i jepte forcë. Duka i Edinburgut është mbrojtës, president apo anëtar i 780 organizatave dhe do të vazhdojë të ketë lidhje me to, por nuk do të luajë rol aktiv. Princi Philip është i famshëm edhe për batutat e tij në shfaqje mbretërore dhe së fundmi, gjatë një ceremonie përurimi tha se ishte zbuluesi i pllakatave më me përvojë në botë.