Gutteres mirëpret marrëveshjen e arritur në Astana rreth Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50278-gutteres_mirëpret_marrëveshjen_e_arritur_në_astana_rreth_sirisë
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në takimin e Astanasë në lidhje me krizën në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 05, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Gutteres mirëpret marrëveshjen e arritur në Astana rreth Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në takimin e Astanasë në lidhje me krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të enjten mes Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për krijimin e zonave të sigurta në disa pjesë të territorit të Sirisë dhe për reduktimin e luftimeve. Antonio Gutteres gjithashtu ka mirëpritur edhe zotimin e bërë për ndërprerjen e përdorimit të çfarëdo lloj armatimi, sidomos të armëve ajrore dhe dërgimin urgjent të ndihmave mjekësore dhe ushqimore për banorët që kanë nevojë. Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, gjithashtu në një deklaratë, theksoi nevojën për përmirësimin e vërtetë të kushteve jetësore të popullit të Sirisë pas kësaj marrëveshje.