NATO mund të përdorë avionë spiunazhi në Siri
May 06, 2017 12:59 Europe/Tirane
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se kjo organizatë po shqyrton mundësinë e përdorimit të avionëve për spiunazh të llojit "Aavax" në Siri.
Agjencia e lajmeve IRIN njoftoi se Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se çështja e pranisë së forcave ushtarake të NATO-s në Siri nuk është duke shqyrtuar akoma. Jens Stoltenberg gjithashtu ka shtuar se është i mundur shtimi i numrit të ushtarëve të NATO-s në Irak që po trajnojnë forcat e ushtrisë irakiane për të luftuar kundër grupit terrorist ISIS. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s pretendoi se trajnimi i ushtarëve irakianë ose afganë, është arma më e mirë për të luftuar terrorizmin.