Vritet kreu i ISIS në Afganistan
May 08, 2017 03:41 Europe/Tirane
Një nga liderët e ISIS-it është vrarë në Afganistan pas një bastisjeje të kryer nga forcat speciale amerikane dhe ato afgane, ka deklaruar presidenti i Afganistanit.
Abdul Hasib besohet të jetë vrarë në kompleksin e tij në Nangarhar, i cili gjendet në lindje të shtetit, gjatë të mërkurës së kaluar kur një ekip i përbërë nga 50 forca speciale të SHBA-ve dhe 40 komando afgane e kishin bastisur kompleksin e tij. Presidenti Ashraf Ghani e ka bërë zyrtare sot vdekjen e tij. Hasib ishte shpallur lider i grupit terrorist ISIS-Khorasan vitin e kaluar, kur lideri paraprak Hafiz Saeed Khan ishte vrarë nga një sulm me dron nga forcat e SHBA-ve.
Tags