Koreja e Jugut zgjedh presidentin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50532-koreja_e_jugut_zgjedh_presidentin
Koreanojugorët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat janë thirrur para kohe, pasi një skandal i madh korrupsioni ka rrëzuar udhëheqësen e mëparshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Koreja e Jugut zgjedh presidentin

Koreanojugorët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat janë thirrur para kohe, pasi një skandal i madh korrupsioni ka rrëzuar udhëheqësen e mëparshme.

Moon Jae-in, me prirje majtiste, është favorit për t'i fituar zgjedhjet, përballë rivalit më të afërt, Ahn Cheol-soo. Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër pasi zhvillohen në kohën e pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të larta me Korenë e Veriut. Moon do që t’i rrisë kontaktet me Veriun, për dallim nga ish-presidentja Park Geun-hye, e cila i ka ndërprerë pothuajse të gjitha. Në zgjedhjet e sotme garojnë 13 kandidatë në total.