Përgënjeshtrohet lajmi i ekzekutimit të oficerit rus nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50592-përgënjeshtrohet_lajmi_i_ekzekutimit_të_oficerit_rus_nga_isis
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi poshtë pretendimin e agjencisë së lajmeve Reuters për ekzekutimin e një majori rus në Siri nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2017 03:39 Europe/Tirane
  • Përgënjeshtrohet lajmi i ekzekutimit të oficerit rus nga ISIS

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi poshtë pretendimin e agjencisë së lajmeve Reuters për ekzekutimin e një majori rus në Siri nga terroristët e ISIS.

Ditën e martë, disa media ruse duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, njoftuan se terroristët e ISIS kanë ekzekutuar me prerje koke një oficer rus që ishte kapur rob në Siri. Duke reaguar ndaj këtij lajmi, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se lajmi nuk është i vërtetë dhe si i gjithë personeli ushtarak rus në Siri vazhdon luftën pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar.