Miliarda dollarë tërhiqen nga fondet e depozitave financiare të Amerikës
(last modified Wed, 10 May 2017 10:59:42 GMT )
May 10, 2017 12:59 Europe/Tirane
  • Miliarda dollarë tërhiqen nga fondet e depozitave financiare të Amerikës

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" ka shkruar se gjatë ditëve të fundit janë tërhequr me miliarda dollarë aksione të investimeve të Amerikës në vendet evropiane.

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" të martën në një artikull të tij duke u bazuar në raportin e fundit të "Bank of America" dhe Institutit Financiar "Merrill Lynch", ka shkruar se në 6 javët e kaluara 22.2 miliardë dollarë janë tërhequr nga fondet e depozitave financiare të Amerikës. Në bazë të kësaj, deri në fund të muajit prill, tërheqja e aksioneve të investimeve të Amerikës ka arritur në shifrën më të lartë të tërheqjeve të investimeve të këtij vendi në 9 vitet e kaluara. Gazeta "Wall Street Journal" në vazhdim shkruan se nëse do të vazhdojë ndjenja e mosbesimit ndaj tregjeve të aksioneve të Amerikës, kjo do të ushtrojë një ndikim të paparë dhe të madh në ndryshimin e procesit të investimeve globale. Dilemat dhe paqartësitë në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike të Donald Trump, presidentit të Amerikës, janë bërë shkak që miliarda dollarë të investimeve në aksionet e këtij vendi, të derdhën në vendet evropiane.

Tags