Populli amerikan proteston kundër shkarkimit të drejtorit të FBI
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50664-populli_amerikan_proteston_kundër_shkarkimit_të_drejtorit_të_fbi
Qindra qytetarë amerikanë kanë protestuar në Uashington kundër shkarkimit të drejtorit të FBI.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2017 04:26 Europe/Tirane
  • Populli amerikan proteston kundër shkarkimit të drejtorit të FBI

Qindra qytetarë amerikanë kanë protestuar në Uashington kundër shkarkimit të drejtorit të FBI.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, qindra amerikane në qytetin Uashington kanë organizuar një proteste duke e konsideruar sjelljen e Doland Trump për shkarkimin e drejtorit të FBI larg nga e vërteta dhe kanë deklaruar se “askush nuk është mbi ligjin”. Drejtori i FBI-së, James Comey, po bënte përpjekje të zgjeronte hetimet e agjencisë së tij për marrëveshje të mundshme midis Rusisë dhe fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, pak ditë para se të shkarkohej nga Trump, raportojnë mediat amerikane. Shtëpia e Bardhë insistoi se Comey është shkarkuar për “gabime” që nuk lidhen me hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Demokratët janë ankuar për hetimin e Clintonit nga Comey, veçanërisht për vendimin e tij që vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të rihapë disa hetime, por ata kanë dënuar shkarkimin e tij, për shkak të rolit kritik të Comeyt në hetimet e Rusisë.