Tereza Mej thekson mbi rritjen e buxhetit ushtarak
Kryeministrja britanikae ka shprehur besimin që nëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit do të del fituese, buxheti ushtarak i Britanisë do të dyfishohet dhe cdo vit ky buxhet do të hësnojë rritje.
Sipas Tereza Mej, buxheti ushtarak i Britanisë cdo vit do të rritet për 0.5 % nga norma e inflacionit deri në vitin 2023. Tereza Mej e cila është kryetare e partisë konservatore të Birtanisë, shprehet e bindur se partia e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të korr fitore të bindhsme, në atë mënyrë që Britaninë do të mund të mbajë të sigurt dhe të punojë në mbajtjen në skenën botërore të Britanisë. Vlen të theksohet se Britania e Madhe po përballet me nëj sfidë tejet të madhe, pra me cështjen e Brexit dhe padyshim se kjo sfidë do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij vendi. Ditë më parë, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se politikanë evropianë bëjnë “kërcënime” kundër Britanisë, në përpjekje për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme. May sulmoi “burokratët e Brukselit” pas takimit me Mbretëreshën. Ajo tha se disa në Bruksel duan që bisedimet për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian të dështojnë. Lideri i Laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn, tha se May “po luan lojëra partiake me Brexit-in” në përpjekje për të fituar zgjedhjet e përgjithshme. Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se është “e papërgjegjshme” nga ana e saj “të helmojë” atmosferën me BE-në. Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të zhvillohen më 8 qershor. “Pozicioni negociues i Britanisë në Evropë është keqpërdorur në shtypin kontinental. Politikanë dhe zyrtarë evropianë kanë kërcënuar Britaninë. Të gjitha këto veprime janë planifikuar qëllimisht për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha May. Ajo po ashtu tha se do që të arrijë një marrëveshje për Brexit-in dhe për BE-në që të kenë sukses. Por, ngjarjet e ditëve të fundit, shtoi May, kanë treguar se “pavarësisht dëshirave”, janë disa në Bruksel “që nuk duan që këto bisedime të kenë sukses”. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, shpalli planin për të thirrur zgjedhjet e parakohshme më 8 qershor. Ajo tha se Britania ka nevojë për "udhëheqje të sigurt, të qëndrueshme dhe të fortë" pas referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian. Parlamenti do të votojë propozimin të mërkurën. Kryeministres May i duhet mbështetja e ligjvënësve për të mbajtur zgjedhjet para vitit 2020. "Kam konstatuar se e vetmja mënyrë për të garantuar siguri për vitet e ardhshme është mbajtja e zgjedhjeve", tha May. Ajo akuzoi partitë politike se bëjnë "lojë" dhe tha se kjo kërcënon aftësinë e vendit për dalje të suksesshme nga BE-ja.