Shkencëtarët arrijnë suksese të reja për kurimin e sëmundjes AIDS
Shkencëtarët kanë arritur të vendosin nën kontroll rezistencën virusit AIDS përball kurimit duke përdorur medikamente të reja të quajtura "Tre Medikamentet".
Kanali informativ France 24 njoftoi se metoda e re e kurimit e quajtur "Tre Medikamente" është bërë shkak që ka rezultuar me suksese më të mëdha për kurimin e virusit AIDS me përdorimin e medikamenteve të reja dhe si rezultat pacienti përdorë më pak medikamente dhe në anën tjetër virusi AIDS tregon më pak rezistencë përball procesit të kurimit. Zbatimi i këtij procesi është bërë shkak që virusi AIDS të mos mund ta dëmtojë sistemin e sigurisë së personit të infektuar me këtë virus dhe kjo çështje pengon përhapjen e kësaj sëmundje. Ky sukses është arritur nga hulumtuesit e Universitetit Bristol të Anglisë.