Gjysmë milioni fëmijë janë bërë ekstremistë nga ISIS!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50836-gjysmë_milioni_fëmijë_janë_bërë_ekstremistë_nga_isis!
Ekspertët e çështjeve terroriste thonë se grupi terrorist ISIS po radikalizon të paktën gjysmë milioni fëmijë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 14, 2017 08:37 Europe/Tirane
  • Gjysmë milioni fëmijë janë bërë ekstremistë nga ISIS!

Ekspertët e çështjeve terroriste thonë se grupi terrorist ISIS po radikalizon të paktën gjysmë milioni fëmijë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ekspertët e çështjeve terroriste, psikologët dhe analistët e këtij fenomeni kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me mënyrën se si mund të luftohet fenomeni i radikalizimit të qindra mijëra fëmijëve të cilët punojnë për grupin terrorist ISIS. Hulumtimet e këtyre ekspertëve kanë treguar se kërcënimi nga ana e fëmijëve është për vendet si Franca, Anglia dhe Amerika dhe këto vende janë përballur me shumë veprime terroriste. Ane Spekhard, profesore e psikologjisë në Universitetin Glasgo, ka udhëtuar në Irak dhe është takuar me fëmijët të cilët jetojnë në rajonet që ndodhen nën pushtimin e grupit terrorist ISIS. Ajo ka thënë: 250 deri 500 mijë fëmijë janë nën kontrollin e ISIS.