Zyrtarisht fillojnë negociatat në Gjenevë për paqe në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50988-zyrtarisht_fillojnë_negociatat_në_gjenevë_për_paqe_në_siri
Negociatat për paqe në Siri kanë filluar në Gjenevë të Zvicrës me takimin e përfaqësuesit special të OKB për çështje të Sirisë me delegacionin e Damaskut në vendin ku po zhvillohen negociatat.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 16, 2017 13:22 Europe/Tirane
  • Zyrtarisht fillojnë negociatat në Gjenevë për paqe në Siri

Negociatat për paqe në Siri kanë filluar në Gjenevë të Zvicrës me takimin e përfaqësuesit special të OKB për çështje të Sirisë me delegacionin e Damaskut në vendin ku po zhvillohen negociatat.

Faqja informative Al-Nashra e Libanit njoftoi e negociatat për paqe në Siri kanë filluar zyrtarisht në Gjenevë të Zvicrës. Sipas këtij burimi, këto negociata kanë filluar me zhvillimin e takimit mes Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë, me anëtarët e delegacionit të Damaskut në vendin ku po zhvillohen negociatat. De Mistura pas përfundimit të këtij takimi, do të takohet dhe bisedojë edhe me delegacionin e opozitarëve sirianë.