Vazhdon kriza e emigrantëve
May 16, 2017 17:32 Europe/Tirane
Komisariati i lartë i OKB për çështjet e emigrantëve, njoftoi valën e re të emigrantëve që futen në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe.
Sipas këtij komisariati, varfëria i detyron emigrantët që të ndërmarrin udhëtimin për në Mesdhe dhe vetëm brenda kësaj jave kanë kaluar Mesdheun 20 emigrantë mes tyre shumë fëmijë. Garda bregdetare e Italisë njoftoi shpëtimin e 480 emigrantëve dhe gjetjen e kufomave të 7 emigrantëve. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani mbi 45 mijë emigrantë kanë kaluar Mesdheun për në Itali që është 44% më shumë për të njëjtën periudhë të vitit 2016. Gjatë vitit 2017 në rrugën drejt Mesdheut për në Evropë kanë humbur jetën 1300 emigrantë.
Tags