Erdogan dhe Trump pretendojnë se po luftojnë kundër terrorizmit
(last modified Wed, 17 May 2017 06:38:39 GMT )
May 17, 2017 08:38 Europe/Tirane
  • Erdogan dhe Trump pretendojnë se po luftojnë kundër terrorizmit

Presidentët e Amerikës dhe të Turqisë me anë të deklaratave qesharake, kanë thënë se Uashingtoni dhe Ankaraja përkrah njëri-tjetrit, do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit duke përfshirë edhe luftën kundër grupit terrorist ISIS.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Donald Trump të martën pas takimit me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë që u zhvillua në Uashington, në një konferencë të përbashkët për shtyp, grupin ISIS dhe grupin PKK i quajti grupe terroriste dhe tha se të dy vendet kanë interesa të përbashkëta në luftën kundër tyre. Kjo është në kohën kur sipas pohimeve të shumë funksionarëve perëndimorë dhe burimeve të ndryshme, Amerika dhe Turqia janë faktorët më kryesorë që kanë krijuar grupet terroriste në Lindjen e Mesme. Erdogan në këtë konferencë për shtyp, përveç grupit ISIS dhe PKK, edhe grupet kurde "Njësitë Mbrojtëse Popullore" dhe Partia Unioni Demokratik që po bashkëpunojnë me Amerikën në Siri, i vlerësoi të ngjashme me grupet terroriste duke thënë se ato janë shumë afër terrorizmit. Presidenti i Turqisë gjithashtu pretendoi se të dy vendet janë të zotuara për të luftuar kundër të gjitha formave të terrorizmit. Pretendimet e presidentëve të Amerikës dhe të Turqisë për të luftuar kundër grupeve terroriste bëhen në kohën kur këto dy vende gjatë viteve të kaluara nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të mbështetur grupet terroriste që veprojnë në Siri dhe Irak.