Emmanuel Macron takohet me shefin e OKB
Presidenti i Francës dhe sekretari i përgjithshëm i OKB në Paris kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar për paqen dhe sigurinë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës dhe Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të martën në mbrëmje janë takuar në Pallatin Elize dhe kanë biseduar në lidhje me çështjet globale si paqja dhe siguria, zhdukja e varfërisë dhe qasja globale në arsim dhe shëndetësi. Macron në këtë takim ka theksuar bashkëpunimin e tij me OKB në fushat e të drejtave të njeriut. Antonio Gutteres gjithashtu, ka mirëpritur bashkëpunimin me presidentin e ri të Francës në lidhje me çështjet e lartpërmendura. Gutteres ishte mysafiri i parë i huaj për Macron, presidentin e Francës.