Vriten dy ushtarë rusë në Siri
May 23, 2017 12:43 Europe/Tirane
Nga një sulm i terroristëve janë vrarë dy ushtarë rusë në Siri. Dy ushtarët rusë janë vrarë si pasojë e një sulmi të terroristëve.
Njëri nga ushtarët e vrarë është Jugeni Konstantinov, 32 vjeç. Ky ushtar rus para një viti kishte shkuar në Siri për të trajnuar ushtarët sirianë. Mediat ruse kanë raportuar se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Siri ka arritur në 30. Rusia nga viti 2015 me kërkesë zyrtare nga qeveria siriane ka filluar sulmet në Siri kundër grupeve terroriste.
Tags