Senatori amerikan mundohet të pengojë shitjen e armëve Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51654-senatori_amerikan_mundohet_të_pengojë_shitjen_e_armëve_arabisë_saudite
Senatori republikan i Amerikës ka filluar përpjekjet për të penguar shitjen e armëve Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 24, 2017 08:47 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan mundohet të pengojë shitjen e armëve Arabisë Saudite

Senatori republikan i Amerikës ka filluar përpjekjet për të penguar shitjen e armëve Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Press Tv raportoi se Rend Pol me këtë argumentim se shitja e armëve Arabisë Saudite nga ana e Amerikës, e bënë partner këtë vend në krimet e kryera nga regjimi Al Saud kundër popullit të Jemenit, ka filluar përpjekjet për mbledhjen e nënshkrimeve për të penguar zbatimin e kësaj marrëveshje të armatimit mes Amerikës dhe Arabisë Saudite. Rend Pol në fazën e zgjedhjeve brenda partiake të Amerikës ishte rival i Donald Trump, presidentit të këtij vendi dhe të mërkurën do të paraqesë një plan për ta penguar zbatimin e marrëveshjes për shitjen e armëve Arabisë Saudite. Senatori republikan i shtetit Kentaki shpreson se ky plan do të votohet në qershor. Thuhet se Rend Pol në bazë të ligjit për kontrollin e armëve, mund ta dërgojë këtë plan për miratim në Senat. Presidenti i Amerikës gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite ka nënshkruar një kontratë 110 miliardë dollarësh për shitjen e armëve Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje i jep mundësi Amerikës t'i shesë Arabisë Saudite armatime të ndryshme si raketa, bomba dhe pajisje të tjera luftarake. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje me Arabinë Saudite, Donald Trump këtë ditë e ka quajtur ditë shumë të madhe në të cilën u krijua mundësia për miliarda dollarë investime për Amerikën. Disa burime informative kanë thënë se kjo marrëveshje mund të shtohet deri në 300 miliardë dollarë. Kjo është përpjekje e parë e Rend Pol për të penguar shitjen e armëve amerikane Arabisë Saudite.