Djali i mbretit saudit ka qenë tërheqës për Ivankën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51658-djali_i_mbretit_saudit_ka_qenë_tërheqës_për_ivankën
Ivanka Trump e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, e cilësoi tërheqës dhe ndikues zv/princin trashëgimtar të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2017 15:54 Europe/Tirane
  • Djali i mbretit saudit ka qenë tërheqës për Ivankën

Ivanka Trump e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, e cilësoi tërheqës dhe ndikues zv/princin trashëgimtar të Arabisë Saudite.

Ivanka, vajza e presidentit amerikan, në një intervistë me gazetën saudite Al Rijadh, tha se Mohamed bin Selman, zv/princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, është tërheqës dhe ndikues në mesin e të rinjve sauditë dhe njihet me epitete të tilla si, lider, ambicioz dhe patriot. Ajo shtoi se djali i mbretit saudit është tepër aktiv dhe ndikues në mbarëvajtjen e çështjeve të Arabisë Saudite. Ivanka e cilësoi frymëzues takimin e saj me një grup grash saudite dhe shtoi se ky takim ndikoi në njohjen më të mirë të realitetit të grave saudite.