NATO i bashkohet luftës kundër ISIS
(last modified Thu, 25 May 2017 17:48:43 GMT )
May 25, 2017 19:48 Europe/Tirane
  • NATO i bashkohet luftës kundër ISIS

Donald Trump takoi udhëheqësit e BE-së përpara samitit me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s. I pari që e priti ishte presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Pas takimit, Tusk tha se kanë gjetur pika të përbashkëta sa i takon dhunës së militantëve dhe Ukrainës. Kërkesa e parë e Donald Trump ndaj NATO-s, ndërkohë, e ka marrë “dritën jeshile”. Aleanca e Atlantikut verior është e gatshme për aktivizim në koalicionin anti-ISIS, të drejtuar nga Amerika, dhe në samit kjo do të vendoset zyrtarisht. Për Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ky është “një mesazh i fortë politik”. Me këtë, aleanca demonstron, sipas tij, unitet në luftën kundër terrorizmit. Më konkretisht për NATO-n, një angazhim i tillë nënkupton zgjerim të misioneve të avionëve të përgjimit, “AWACS”, që ngrihen nga Turqia për të vrojtuar hapësirën mbi Siri e Irak. Tani ato do të jenë më gjatë në misione të tilla, si për të furnizuar në ajër avionët e koalicionit, ashtu edhe për të drejtuar avionët e koalicionit anti-ISIS. Ndërkohë, ankesa e madhe e Trump ndaj anëtarëve të NATO-s lidhet me faktin se kanë paguar më pak për mbrojtjen, sesa 2 përqindëshi i prodhimit kombëtar, mbi të cilin është rënë dakord me kohë.

 

Tags