Fillon takimi i krerëve të NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51734-fillon_takimi_i_krerëve_të_nato_s
Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur për takimin e parë në selinë e re të aleancës në Bruksel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Fillon takimi i krerëve të NATO-s

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur për takimin e parë në selinë e re të aleancës në Bruksel.

Në hapje të samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca përballet me shumë sfida, mes të cilave më të rëndësishmet janë terrorizmi dhe agresioni rus. Në këtë kuadër, para samitit, Donlad Trump, president i SHBA dërgoi sinjale të qarta kritike për NATO-n, sidomos për ata anëtarë që sipas tij nuk po ndajnë barrën financiare sipas rregullave. Këto komente, Trump i bëri pasi zbuloi Memorialin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, që qëndron pranë një segmenti të Murit të Berlinit.