Evropianët kritikojnë presidentin Turk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51774-evropianët_kritikojnë_presidentin_turk
Presidenti i Turqisë është përballur me ankesat e autoriteteve të Francës dhe Gjermanisë gjatë samitit të Brukselit
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 26, 2017 10:14 Europe/Tirane
  • Evropianët kritikojnë presidentin Turk

Presidenti i Turqisë është përballur me ankesat e autoriteteve të Francës dhe Gjermanisë gjatë samitit të Brukselit

Gazeta amerikane Uashington Post shkruan se Emanuel Makron president i Francës dhe Angela Merkel kancelare e Gjermanisë në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel kanë kritikuar presidentin Rexhep Taip Erdogan për shkak të arrestimit të shtetasve francezë dhe gjermanë në Turqi. më herët në Turqi u arrestua Mathia Depardon gazetar dhe fotograf francez i cili punonte për agjencinë National Geografik. Ai u arrestua në fillim të Majit dhe në shenjë proteste ndaj këtij vendimi është futur në grevë urie. Në kuadër të samitit të NATO-s Erdogan u takua edhe me Angela Merkel e cila lidhur me tensionimin e marrëdhënieve bilaterale tha se Berlini gjithmonë është sulmuar nga Ankaraja dhe kjo ka tensionuar marrëdhëniet bilaterale. Merkel gjithashtu kërkoi lirimin e gazetarit gjerman Deniz Yucel i arrestuar një vit më parë në Turqi. Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit janë tensionuar që nga koha e arrestimeve të gjera në Turqi pas dështimit të grushtit të shtetit në këtë vend.