Londër: Anulohen të gjitha fluturimet e British Airways
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51872-londër_anulohen_të_gjitha_fluturimet_e_british_airways
Kompania British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Hithrow dhe Gatvwick, pas “dështimit madhor të sistemeve të IT-së”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2017 15:21 Europe/Tirane
  • Londër: Anulohen të gjitha fluturimet e British Airways

Kompania British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Hithrow dhe Gatvwick, pas “dështimit madhor të sistemeve të IT-së”.

Kjo kompani ka njoftuar sot se nuk ka njohuri se çka e shkaktoi këtë dështim global të kompjuterëve, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndonjë sulm kibernetik.Të gjitha fluturimet e kompanisë British Airways nga të dy aeroportet janë anuluar deri në orën 18, sipas kohës londineze. Nuk është e qartë se sa shumë fluturime janë anuluar.