Vriten dy myslimane në Amerikë si pasojë e sulmeve raciste
Dy myslimane janë vrarë në Amerikë si pasojë e sulmeve raciste të kryera nga një burrë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se policia e Portlandit në shtetin Oregon të Amerikës ka bërë të ditur se dy persona janë vrarë si pasojë e një sulmi të kryer me thikë nga një burrë 35 vjeçar në trenin e transportit civil në Portland. Policia e Portlandit ka thënë se sulmuesi në trenin e transportit civil ka sharë dy femra myslimane të cilat kishin hixhab dhe pastaj duke sulmuar tre persona të tjerë, ka vrarë dy persona me thikë. Në videot e publikuara nga sulmuesi, ai paraqitet duke dhënë slogane raciste. Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi gjithnjë jepte slogane raciste dhe ofenduese kundër myslimanëve. Sulmuesi pas vrasjes së dy personave, kishte ikur nga treni, por ishte arrestuar disa orë më vonë. Gjatë këtij sulmi racist janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Vlen të theksohet se që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump në Amerikë, janë shtuar në masë të madhe sulmet raciste dhe islamofobiste.