Shtohet popullsia myslimane e botës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51928-shtohet_popullsia_myslimane_e_botës
Rezultatet e hulumtimeve të një instituti amerikan tregojnë se popullsia myslimane e botës do të shënojë rritje të madhe.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
May 28, 2017 16:07 Europe/Tirane
  • Shtohet popullsia myslimane e botës

Rezultatet e hulumtimeve të një instituti amerikan tregojnë se popullsia myslimane e botës do të shënojë rritje të madhe.

Instituti hulumtues PEW ka publikuar rezultatet e hulumtimeve të tij në lidhje me popullsinë e feve të mëdha të botës që në bazë të këtyre rezultateve, feja e pastër islame duke llogaritur rrethanat aktuale, në krahasim me fetë e tjera, po përhapet me një shpejtësi më të madhe. Në bazë të këtyre hulumtimeve, deri në vitin 2010 , numri i myslimanëve në botë ka qenë 1.599.700.000 njerëz dhe në përgjithësi myslimanët përbëjnë 23% të besimtarëve të feve të botës. Parashikohet se deri në vitin 2050, myslimanët do të kapin shifrën 2.761.470.000 banorë duke përbërë 29% të popullsisë së botës. Në bazë të këtyre hulumtimeve, parashikohet që deri në vitin 2050, myslimanët do të jenë të barabartë me të gjithë të krishterët e botës.