Dhëndri i Trump, telefonata të pazbuluara më parë me rusët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51932-dhëndri_i_trump_telefonata_të_pazbuluara_më_parë_me_rusët
Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, njëkohësisht këshilltar i afërt i tij, Jared Kushner ka pasur të paktën 3 kontakte të mëparshme të pazbuluara me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, gjatë dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2017 12:25 Europe/Tirane
  • Dhëndri i Trump, telefonata të pazbuluara më parë me rusët

Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, njëkohësisht këshilltar i afërt i tij, Jared Kushner ka pasur të paktën 3 kontakte të mëparshme të pazbuluara me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, gjatë dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.

Lajmi konfirmohet për “Reuters” nga 7 zyrtarë aktualë apo ish-zyrtarë.Mes kontakteve përfshihen dy telefonata mes prillit dhe nëntorit të vitit të kaluar, deklarojnë dy nga burimet. Ndërkohë, qysh herët këtë vit, Kushner është vënë në fokus të hetimit të FBI-së, nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim mes fushatës së Trumpit dhe Kremlinit, thonë dy burime të tjera, njëri zyrtar aktual dhe tjetri ish-zyrtar ligjzbatues.Kushner u vu fillimisht në qendër të vëmendjes së hetuesve të FBI-së vitin e kaluar, kur nisën të vëzhgojnë me imtësi lidhjet e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michal Flynn, me zyrtarë rusë. Megjithatë, ndërsa FBI-ja po heton kontaktet e Kushnerit me Rusinë, ai ende nuk është objektiv i atij hetimi, thotë një zyrtar ligjzbatues aktual.Informacionet e fundit mbi dy telefonatat, sikurse edhe detaje të tjera të zbuluara nga “Reuters”, hedhin dritë ndaj asaj se kur dhe pse Kushner tërhoqi vëmendjen e FBI-së, ndërsa tregojnë gjithashtu se kontaktet e tij me të dërguarin rus, Sergei Kislyak ishin më të gjera nga sa kishte dijeni Shtëpia e Bardhë.