Tetë persona të vrarë në jug të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51962-tetë_persona_të_vrarë_në_jug_të_shba
Si pasojë e të shtënave  me armë në shtetin Misisipi, në jug të SHBA, 8 persona kanë humbur jetën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Tetë persona të vrarë në jug të SHBA

Si pasojë e të shtënave  me armë në shtetin Misisipi, në jug të SHBA, 8 persona kanë humbur jetën.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarë të policisë amerikane thanë të dielën se nga të shtënat në Lincoln të shtetit Misisipi, janë vrarë 8 persona, duke përfshirë edhe një gardian burgu. Sipas këtij raporti, një sulmues 35 vjeçar ka sulmuar tre shtëpi në rajonin Lincoln të shtetit Misisipi. Sipas policisë amerikane akoma nuk është konfirmuar identitetit i vrasësit e as motivet e këtij sulmi. Vlen të theksohet se kohët e fundit sulme të ngjashme janë shtuar në shumë rajone të SHBA.