Reagimi i presidentit grek ndaj provokacioneve kufitare të Turqisë
May 28, 2017 16:22 Europe/Tirane
Presidenti grek duke paralajmëruar Turqinë, deklaroi: “Greqia nuk do të bëjë kompromis me asnjë shtet sa i përket tërësisë territoriale të saj”.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Prokopis Pavlopulos, presidenti i Greqisë, duke folur në Janinë, në jug të Greqisë, i cilësoi provokacione të papranueshme veprimet e Turqisë në ujërat territoriale greke dhe pa e përmendur emrin e Turqisë, paralajmëroi: “Greqia nuk do të lejojë asnjë vend të krijojë tensione në kufijtë jugorë të saj që janë edhe kufijtë e BE-së”. Ditën e premte, Turqia ka dërguar luftanijet dhe avionët e saj në hapësirën detare dhe ajrore në ishujt e detit Egje, që është një zonë e kontestuar nga Athina dhe Ankaraja.
Tags