FBI ka paralajmëruar mbi sulmin terrorist të Selman Abedi
FBI-ja prej tre muajsh ka paralajmëruar autoritetet britanike lidhur me programin e Salman Abedi për të kryer një sulm terrorist brenda territorit anglez.
Sipas një njoftimi të gazetës Indepedent, në fillim të vitit 2017, FBI-ja ka paralajmëruar shërbimin inteligjent anglez MI5 për mundësinë e kryerjes së një sulmi terrorist nga Salman Abadi i cili kërkon të realizojë qëllime politike. Abadi prej vitit 2016 është futur në listën e terrorsitëve dhe personave të ndjekur nga Amerika. Kapelë në kokë, syze dhe një xhup të madh, nën të cilin ka fshehur brezin e mbushur me eksplozivë. Policia britanike publikoi fotot e kamikazit Salman Abedi, të marra nga kamerat e sigurisë mbrëmjen e sulmit në “Manchester Arena”. Plot 14 zona janë duke u kontrolluar nga forcat e rendit dhe 11 vetë vazhdojnë të mbeten në paraburgim, nën dyshimin e përfshirjes në komplote terroriste. Identitetin e autorit të sulmit, që mori 22 jetë njerëzish, kryesisht të rinj e fëmijë, autoritetet britanike të sigurisë e kanë mësuar vetëm dy orë pas sulmit, por për arsye hetimi zgjodhën të mos e bënin menjëherë publik. Tani niveli i kërcënimit në vend është ulur, nga “kritik” në “të rëndë”, dhe ushtarët e dislokuar pas ngjarjes në mbështetje të forcave të policisë, nisur nga mbrëmja e së hënës do të nisin gradualisht tërheqjen.